Kronika 8 November 2025, 09:36 Nga VNA

Pranga ish-ushtarakut, furnizonte me armë grupet kriminale. Përdorte taksinë t'u shmangej kotrolleve policore

Ndaje në Whatsapp
Pranga ish-ushtarakut, furnizonte me armë grupet kriminale. Përdorte
Ish-ushtaraku Altin Celami

Ish-ushtaraku Altin Celami është arrestuar nga policia pasi furnizonte grupet kriminale me armë dhe për t'iu shmangur policisë i trasportonte me taksinë e tij.

Ai u arrestua në rrugën e Dibrës në kuadër të aksionit të koduar “Gun Expert”, gjatë të cilit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.

Sipas policisë 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.

Celami ishte i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.

Altin Celami është arrestuar edhe më herët, në 2022 i dyshuar se furnizonte me armë me armë grupin e Kasandër Nogës që dyshohet se ka urdhëruar disa atentate, ndërsa të besuarit e tij kishin në plan të vrisnin dhe Aleksandër Lahon i njohur si Rrumi i Shijakut.

Pranga ish-ushtarakut, furnizonte me armë grupet kriminale. Përdorte

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme