Kronika 10 December 2025, 16:18 Nga VNA

Përdhunoi një grua me probleme të shëndetit mendor, prokuroria e Fierit çon në gjyq autorin

Ndaje në Whatsapp

Përdhunoi një grua me probleme të shëndetit mendor,

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dosjen ndaj M.Ç., i akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një grua me probleme të shëndetit mendor.

Hetimet u nisën pas ankimimit të të dëmtuarës, shtetases K.Ç., e cila pas një vizite mjekësore mësoi se ishte shtatëzanë prej dy muajsh. Ekspertimi psikiatriko-ligjor konfirmoi se viktima kishte zhvillim intelektual të ngjashëm me një fëmijë 6-vjeçar.

Testet gjenetike (AND) të kryera mbi fetusin e abortuar dhe mostrat e të dyshuarit treguan lidhje biologjike babë-bijë, duke përforcuar dyshimet ndaj M.Ç.. Pas këtyre provave, e dëmtuara konfirmoi se marrëdhëniet seksuale ishin kryer pa dëshirën e saj, në banesën e saj, dhe se i dyshuari kishte përfituar nga gjendja e saj ekonomike, mendore dhe familjare.

Në bazë të këtyre provave, M.Ç. u arrestua menjëherë, ndërsa dosja i është referuar gjykatës për veprime të mëtejshme.

Hetimet dhe ekspertimet e kryera nga prokuroria kanë garantuar administrimin e provave shkencore dhe ligjore, duke u siguruar që rasti të ndjeket në gjykatë sipas procedurave të rrepta të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme