Kronika 22 October 2025, 08:54 Nga VNA

“Për një kafe, dy të vrarë” zbardhen detaje të reja nga vrasja në Manëz

Ndaje në Whatsapp
“Për një kafe, dy të vrarë” zbardhen detaje

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit, ku dy persona mbetën të vrarë me armë zjarri.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja nisi pas një konflikti në një lokal mes Daniel Pepës, Arianit Kurtit dhe Florit Paluçit. Mësohet se Pepa i ka kërkuar kamarierit t’i bënte një kafe, por ky i fundit i është përgjigjur se ekspresi ishte i fikur. Pas insistimeve dhe fyerjeve nga ana e Pepës, ka ndërhyrë Flori Paluçi, duke i kërkuar që të mos ofendonte kamarierin që ndodhej në tavolinë me të.

Debati verbal është përshkallëzuar shpejt në përdorim armësh. Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar ka qenë Flori Paluçi, i cili vrau Arianit Kurtin. Më pas, Daniel Pepa ka reaguar duke qëlluar ndaj Paluçit, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme