Kronika 24 August 2025, 08:06 Nga VNA

Për 30 orë qëndroi i fshehur në shkurre, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan do të dalë sot para gjykatës në Greqi

Ndaje në Whatsapp
Për 30 orë qëndroi i fshehur në shkurre, 40-vjeçari

Sot do të dalë para gjykatës 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci, në Volos të Greqisë, ngjarje që ndodhi para syve të katër fëmijëve të mitur të çiftit.

Pas krimit, ai u fsheh për më shumë se 30 orë në një parcelë me shkurre, vetëm 200 metra larg shtëpisë së familjes, por u arrestua pa rezistencë rreth orës 16:00, falë një telefonate të banorit të zonës që pa një person të dyshimtë.

Në momentin e arrestimit, 40-vjeçari deklaroi: “Më tradhtonte. Çfarë duhej të bëja ndryshe?” Hetimet zbuluan se ai goditi gruan dy herë me thikë, një herë në qafë dhe një herë në shpinë.

Sipas Policisë Greke, ai nuk kishte dosje për dhunë në familje, por rezulton i akuzuar më parë për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje të ligjit për narkotikët. Në qershor 2025, u dërgua për ekzaminim psikiatrik dhe trajtim në një klinikë, sipas urdhrit të prokurorisë.

 

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme