Kronika 23 March 2026, 16:03 Nga VNA

Pensionistët padisin qeverinë në Kushtetuese, kundërshtojnë dispozitat për njohjen e periudhave të punësimit

Ndaje në Whatsapp

Pensionistët padisin qeverinë në Kushtetuese,

Shoqata e Pensionistëve Shqiptarë “Thinjat” ka depozituar më 17 mars 2026 një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar disa dispozita të ligjit nr. 7/2025 për njohjen e periudhave të punësimit për efekt pensioni.

Në kërkesën e paraqitur nga përfaqësuesi ta dhe relatore të caktuar gjyqtaren Marsida Xhaferllari, shoqata kërkon shfuqizimin e pikës “a” të paragrafit të parë të nenit 3, si dhe paragrafit të parë të neneve 4 dhe 5 të këtij ligji.

Sipas tyre, këto dispozita janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe cenojnë të drejtat e pensionistëve.

Ligji në fjalë rregullon njohjen e viteve të punës për qytetarët që kanë qenë të punësuar në institucione shtetërore, ish-ndërmarrje shtetërore, ndërmarrje bujqësore dhe kooperativa gjatë periudhës së sistemit të kaluar.

Shoqata argumenton se kufizimet e vendosura nga këto nene ndikojnë drejtpërdrejt në përllogaritjen e pensioneve, duke lënë jashtë ose duke zhvlerësuar periudha të caktuara pune. Për këtë arsye, ata kërkojnë ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese për të garantuar barazinë dhe sigurinë juridike për pensionistët.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme