Kronika 19 September 2025, 15:35 Nga VNA

Pasaporta me vulë false dhe kontrabandë cigaresh, arrestohen tre persona në Kapshticë

Ndaje në Whatsapp
Pasaporta me vulë false dhe kontrabandë cigaresh, arrestohen tre

Policia Kufitare Kapshticë ka arrestuar tre persona pasi tentuan të kalonin kufirin në kundërshtim më ligjin.

Sipas njoftimit të policisë, të tre shtetasit kishin vepra penale si për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kalimi i kufirit me pasaportë me vulë false dhe kontrabandimi i stekave të cigareve.

Bëhet fjalë për shtetasit M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, F. D., 47 vjeçe, banuese në Tiranë dhe A. T., 37 vjeç, banues në Peqin.

Autoritetet kanë sekuestruar pasaportën me vulë të dyshuar të falsifikuar dhe stekat me cigare në cilësinë e provës materiale.

Njoftim i Policisë:

PKK Kapshticë/Kontrolleve intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.

Si rezultat i kontrolleve, u kapën:
-1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin ndërkohë që ishte në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve;
-1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin, me pasaportë me vulë false;
-1 shtetase që tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare.

Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, janë kapur në PKK Kapshticë, 3 shtetas që po tentonin të lëviznin në kundërshtim me ligjin. Në vijim të veprimeve:

-u kap në dalje të RSh-së dhe u vu në pranga shtetasi A. T., 37 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Elbasan;

-u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
1-M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi në dalje të RSh-së, gjatë verifikimit të dokumentacionit, në pasaportën e tij u konstatua një vulë e dyshuar e falsifikuar;
2-F. D., 47 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në çantën e saj janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra steka me cigare, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar.

Pasaporta me vulë të dyshuar të falsifikuar dhe stekat me cigare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 


 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme