Kronika 6 May 2026, 13:52 Nga VNA

Pas tragjedisë, dy aksidente të tjera raportohen në Spitallë të Durrësit

Ndaje në Whatsapp

Pas tragjedisë, dy aksidente të tjera raportohen në Spitallë

Vetëm dy ditë pas një ngjarjeje tragjike, dy aksidente të tjera janë regjistruar në aksin rrugor Spitallë–Porto Romano, duke rritur shqetësimin për sigurinë në këtë zonë.

Një prej aksidenteve ka ndodhur në zonën e Spitallës, në lagjen 15. Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje është përfshirë një automjet tip “Ford” me ngjyrë të bardhë, i drejtuar nga një i ri, ndërsa në të udhëtonte edhe babai i tij i moshuar.

Mjeti ka humbur kontrollin, ka përplasur disa automjete të parkuara anës rrugës dhe më pas është përmbysur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Dy personat që ndodheshin në automjet janë transportuar menjëherë në spital. Fatmirësisht, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lodhja apo pagjumësia e drejtuesit të mjetit.

Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar po në të njëjtin aks rrugor, duke shtuar më tej shqetësimin e banorëve për mungesën e sigurisë dhe kushtet e papërshtatshme të qarkullimit.

Pas tragjedisë, dy aksidente të tjera raportohen në Spitallë

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme