Kronika 16 October 2025, 11:06 Nga VNA

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, shtohen masat e sigurisë në Gjykatën e Apelit

Ndaje në Whatsapp
Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit,

Dhjetë ditë pas ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit, janë forcuar ndjeshëm masat e sigurisë në hyrje të institucionit.

Tashmë, prezenca e forcave të policisë është shtuar si brenda ambienteve të gjykatës, ashtu edhe jashtë saj. Kontrollet e sigurisë janë bërë më të rrepta, duke përfshirë jo vetëm skanimin me pajisje detektoruese, por edhe kontroll fizik të kryer nga punonjësit e sigurisë dhe efektivët e policisë.

Ndryshime janë bërë edhe në mënyrën e pritjes së qytetarëve. Ndryshe nga më parë, kur publiku qëndronte në paradhomën para skanerit, tashmë pritja bëhet jashtë ndërtesës, ku janë vendosur tabela të reja informuese me mbishkrimin "Pritja për publikun". Qytetarët thirren një nga një për të hyrë, dhe u nënshtrohen një kontrolli të detajuar përpara se të lejohen të kalojnë në ambientet e brendshme.

Këto masa të shtuara synojnë të garantojnë sigurinë e stafit gjyqësor dhe të publikut, pas incidentit tronditës që tronditi sistemin e drejtësisë në vend.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme