Kronika 12 November 2025, 11:18 Nga VNA

Pas rrëzimit të kërkesës së Mediut, gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të largohet nga dosja ‘Gërdeci’

Ndaje në Whatsapp
Pas rrëzimit të kërkesës së Mediut, gjyqtarja Irena
Irena Gjoka dhe Fatmir Mediu

Pas rrëzimit të kërkesës së Fatmir Mediut dhe avokatëve të tij për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja “Gërdeci”, tashmë është vetë gjyqtarja që kërkon të tërhiqet nga procesi. Më 11 nëntor, Gjoka i është drejtuar nënkryetarit të GJKKO-së, Erion Bani, duke paraqitur kërkesën për largim nga trupa gjykuese.

Në argumentimin e saj, gjyqtarja shprehet se ndodhet në kushte papajtueshmërie, pasi ka qenë pjesë e seancës paraprake të kësaj çështjeje dhe mori në shqyrtim kërkesën fillestare të të pandehurit për gjykim të shkurtuar. Pas ndryshimit të qëndrimit nga ana e Mediut dhe kalimit në procedurë të zakonshme, procesi ka vijuar për më shumë se një vit.

E pyetur nga avokatët e Mediut gjatë seancës së djeshme, Gjoka sqaroi se vendimi për t’u larguar lidhet pjesërisht edhe me kërkesën e mëparshme të mbrojtjes për përjashtimin e saj, e cila ishte rrëzuar nga gjyqtarja Etleva Deda, por për arsye të tjera. Tashmë, pritet që mbi këtë kërkesë të shprehet drejtuesi i GJKKO-së, Erion Bani.

Ndërkohë, seanca e djeshme vijoi me kundërshtimet e Mediut ndaj deklarimeve të ekspertëve. Procesi ndodhet në fazën përfundimtare të paraqitjes së provave nga SPAK dhe pritet të nisë dëgjimi i dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme