Kronika 14 February 2026, 10:51 Nga VNA

Pas protestave, Rama takon banorët e prekur nga projekti TID

Ndaje në Whatsapp
Pas protestave, Rama takon banorët e prekur nga projekti TID

Banorët e Durrësit që janë kundër projektit TID, po zhvillojnë një takim me kryeministrin Rama në ambientet e Këshillit Bashkiak, pas protestave të vazhdueshme kundër grabitjes së pronës.

Mësohet se banorët dhe bizneset që preken nga projekti janë kontaktuar mbrëmjen e kaluar nga përfaqësues të bashkisë së Durrësit për të marrë pjesë në takimin me kreun e qeverisë.

Ndërkohë, këshilltarët e opozitës në bashkinë e Durrësit kanë kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë dhe procedurave të miratimit të dokumenteve të planifikimit territorial që lidhen me këtë projekt.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme