Kronika 22 April 2026, 17:18 Nga VNA

Pas një skeme mashtrimi me call center qëndrojnë edhe punonjës policie

Ndaje në Whatsapp

Pas një skeme mashtrimi me call center qëndrojnë edhe

Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore janë duke zhvilluar prej mëngjesit të së mërkurës një operacion ndaj një tjetër skeme mashtrimi përmes call center në Tiranë. Hetimi po kryhet nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me autoritete ligjzbatuese ndërkombëtare.

Nga hetimi janë ngritur dyshime edhe për bashkëpunim të punonjësve të policisë në rrjetin e call-center. BIRN mësoi nga një burim në dijeni të hetimit se mes të shoqëruarve është edhe një efektiv i komisariatit nr.1 në Tiranë, ndërsa dyshohet edhe për punonjës të tjerë të përfshirë.

Po ashtu, mësohet se janë duke u ushtruar kontrolle në vendet ku dyshohet se është ushtruar veprimtaria e kundërligjshme, si dhe në banesat e të hetuarve, me qëllim ndalimin e tyre dhe sigurimin e provave të tjera. Sipas burimit, operacioni është duke vijuar dhe nuk ka ende konkluzione paraprake, pasi po vlerësohen edhe provat e reja që po sekuestrohen.

Një javë më parë, bazuar në një hetim të kryer prej Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me autoritetet austriake, u zbulua një skemë e gjerë mashtrimi kompjuterik me qendër të aktivitetit në Tiranë, prej nga zhvateshin qytetarë evropianë, kanadezë dhe amerikanë.

Po ashtu, hetimet e SPAK në bashkëpunim me autoritetet e drejtësive të disa vendeve evropiane, kanë zbuluar në vite skema të shumta të mashtrimit përmes call-center që u kanë shkaktuar dhjetra miliona euro dëme qytetarëve./BIRN

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme