Kronika 2 April 2026, 18:17 Nga VNA

Pas sulmeve mediatike, “hakmarrja” e Veliajt ndaj Olsi Dados zhvendoset edhe në Gjykatë

Ndaje në Whatsapp

Pas sulmeve mediatike, “hakmarrja” e Veliajt ndaj Olsi Dados

"Hakmarrja" e Erion Veliajt ndaj prokurorit të posaçëm, Olsi Dado, ka përfunduar në dyert e gjykatave. Gjykata Administrative ka njoftuar se do të shqyrtojë nesër, në orën 13:00, kërkesëpadinë e kryebashkiakut të Tiranës për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror.

Madje, Erion Veliaj, i cili nuk është paraqitur në seancat e tij gjyqësore në GJKKO me argumentin se po lexon rreth 300 faqe në ditë nga dosja e tij, duket se nesër do ta ndërpresë këtë proces për t’u paraqitur personalisht në Gjykatën Administrative.

Përmes kërkesëpadisë, ai kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 5936, datë 17.11.2008, për emërimin e z. Ols Dado në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë. Çështja në Gjykatën Administrative po shqyrtohet nga gjyqtari Hazbi Balliu.

Ols Dado është prokurori i posaçëm që e hetoi dhe e mori të pandehur Erion Veliajn për 13 akuza penale. Që nga momenti kur firmosi arrestimin e kryebashkiakut, prokurori në fjalë është kthyer në një “tabelë qitjeje” nga media pranë Veliajt, me shkrime që e sulmojnë, e fyejnë dhe analizojnë në detaje karrierën e tij, ndërsa së fundmi vihet në pikëpyetje edhe mënyra e emërimit të tij disa vite më parë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme