Kronika 3 March 2026, 17:19 Nga VNA

Pas dhunës në IKMT, Afrim Qendro shkarkon Klesti Çelën dhe këshilltarin Ervin Bixha

Ndaje në Whatsapp

Pas dhunës në IKMT, Afrim Qendro shkarkon Klesti Çelën dhe

Pas skandalit të ndodhur në ambientet e IKMT, ku u dhunua Fatmir Meta, drejtor i ekzekutimit të vendimeve, Kryeinspektori Afrim Qendro ka ndërmarrë masa administrative duke shkarkuar nga detyra Klesti Çelën, kunatin e Ergys Agasit.

Çela, së bashku me tre persona të tjerë të armatosur, dyshohet se ka dhunuar Metën pas një konflikti që lindi mes tyre lidhur me çështjen e dherave. Ngjarja, e cila tronditi institucionin, u raportua si një përplasje e ashpër që kulmoi me ushtrim dhune ndaj drejtuesit.

Po ashtu, Qendro ka shkarkuar nga detyra edhe Ervin Bixha, i cili mbante pozicionin e këshilltarit pranë Kryeinspektorit. Sipas të dhënave, vëllai i këtij të fundit, Elgert Bixha, rezulton i përfshirë në dosjen e AKSHI-t, ku sipas SPAK një grup kriminal brenda këtij institucioni dyshohet se rrëmbente biznesmenë dhe i detyronte të tërhiqeshin nga tenderat publikë.

Elgerti Bixha zotëron 50 për qind të aksioneve të kompanisë “Ecoclean” (ish "Albdrilling Green"), 50 për qind të aksioneve të kompanisë “Fortis Inert” e po ashtu 50 për qind të aksioneve të “A2G Construction & Development”.

Sipas hetimeve të raportuara, grupi kriminal dyshohet se drejtohej nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët ndodhen në arrati.

Ngjarja në IKMT dhe zhvillimet pasuese shtojnë pikëpyetje mbi lidhjet dhe ndikimet që shtrihen përtej një konflikti të brendshëm administrativ, ndërsa pritet reagimi i institucioneve ligjzbatuese për vijimin e hetimeve.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme