Kronika 7 August 2025, 21:23 Nga VNA

Pas 12 ditësh në koma ndërron jetë punëtori i aksidentuar në kantierin e Paskuqanit, familjarët kërkojnë drejtësi

Ndaje në Whatsapp
Pas 12 ditësh në koma ndërron jetë punëtori i

Petrit Alkollari, 58 vjeç, i plagosur rëndë më 27 korrik në një kantier ndërtimi në Paskuqan, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh në koma në spital.

Ngjarja, e cilësuar fillimisht si aksident pune, solli arrestimin e inxhinierit të kantierit, Agim Spahiu, 56 vjeç, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Sipas familjarëve, Alkollari pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe u intubua vetëm pak orë pas mbërritjes në spital, pa shenja përmirësimi deri në vdekjen e tij.

Me ndarjen nga jeta të 58-vjeçarit, pritet që hetimet të thellohen për të përcaktuar përgjegjësinë konkrete për humbjen e jetës së tij në vendin e punës.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme