Kronika 25 November 2025, 12:38 Nga VNA

“Partizani”/ GJKKO shtyn seancën për Berishën dhe të pandehurve të tjerë, shkak mungesa e avokatit

Ndaje në Whatsapp

“Partizani”/ GJKKO shtyn seancën për Berishën dhe

Gjykata e Posaçme ka shtyrë edhe një herë seancën gjyqësore ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si dhe të pandehurve Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Arsyeja e shtyrjes lidhet me mungesën e avokatit Sokol Hazizaj, mbrojtës i Bektashit. Seanca e radhës është caktuar për 10 dhjetor, në orën 12:30.

Berisha vijon të hetohet në kuadër të dosjes “Partizani”, ku SPAK e akuzon se ka kryer ndryshime ligjore në favor të dhëndrit të tij, duke i hapur rrugë ndërtimit të një biznesi nga i cili Malltezi përfitoi rreth 5.4 milionë euro.

Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre: biznesmeni Fatmir Bektashi, i akuzuar për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, si dhe ortakët e Malltezit, mes tyre Xhimi Begeja, të cilit i është komunikuar gjithashtu akuza për “pastrim parash”.

Të pandehurit:

-Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

-Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal

-Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’

-Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’  akuzohet për ‘Pastrim Parash’

-Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k –  Akuzohet për ‘Pastrim Parash’

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme