Kronika 15 December 2025, 12:23 Nga VNA

Pajisjet përgjuese që u bllokuan në Durrës, dërgohen për ekspertim në laboratorin shkencor

Ndaje në Whatsapp

Pajisjet përgjuese që u bllokuan në Durrës, dërgohen

Laboratori shkencor në Policinë e Shtetit pritet të bëjë ekspertizën e pajisjeve përgjuese që u bllokuan pak ditë më parë në Portin e Durrësit. Burime nga Prokuroria e Durrësit thanë se prokurori Sokol Nishani ka marrë vendim për kryerjen e ekspertizës, prej nga do të konfirmohet nëse janë kryer ose jo përgjime të paligjshme.

Pajisjet u bllokuan ditë më parë në port, teksa dy oficerë të Guardia di Finanza dhe një shtetas i tretë po largoheshin nga Shqipëria. Prokuroria e Durrësit po heton për veprën penale “përgjim i paligjshëm”, ndërsa do të kërkojë, përmes letërporosisë, informacion për tre shtetasit që transportonin pajisjet.

Paraprakisht ka dyshime të forta se me pajisjet e bllokuara janë përgjuar eksponentë të caktuar, të cilët ishin nën hetim nga Guardia di Finanza. Por shkelja e kryer në rastin konkret, nga personat që u lejuan të largoheshin pas marrjes në pyetje, është fakti se nuk ka pasur një autorizim nga autoritetet shqiptare për përdorimin e pajisjeve në fjalë. Burimet konfirmojnë se pajisjet kryejnë përgjime ambientale dhe telefonike.

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme