Kronika 8 December 2025, 10:34 Nga VNA

Pajisjet përgjuese në Portin e Durrësit: Prokuroria nis hetimet, institucionet heshtin dhe zyrtarët italianë largohen

Ndaje në Whatsapp
Pajisjet përgjuese në Portin e Durrësit: Prokuroria nis hetimet,

Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedim penal për veprat penale të përgjimit të paligjshëm dhe kontrabandës lidhur me pajisjet përgjues që u bllokuan në Portin e Durrësit. Lidhur me këtë skandal të gjitha institucionet kanë heshtur, ndërsa dy zyrtarët e Guardia di Finanza dhe një person tjetër, të cilët futën pajisjet përgjues në Shqipëri, janë lejuar të largohen për në Itali.

Prokuroria duhet të japë përgjigje nëse janë bërë përgjime, të cilat janë të paligjshme pasi nuk ka pasur një vendim gjyqësor. Në Shqipëri shpesh janë kapur pajisje përgjues të cilat janë përdorur për përgjime të njerëzve të politikës apo eksponentëve të krimit të organizuar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme