Kronika 28 April 2026, 12:49 Nga VNA

Pafajësi për Roven Zekën, dënohen me burg dhe shërbim prove të pandehurit për ryshfet në aksident

Ndaje në Whatsapp
Pafajësi për Roven Zekën, dënohen me burg dhe shërbim

Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore Roven Zeka. Sipas gjykatës nuk provohet se ai e ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv.

Edison Tabaku u dënua me 3 vite burgim dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 2 vite. Sokol Navaku u dënua me 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite burg. Ky dënim u konvertua në shërbim prove.

Erges Vrioni dënohet me 1 vit e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar në 1 vit burg dhe konvertim në shërbim prove për 2 vite.

Blendi Bela fajtor për moskallëzim krimi, dënim me 1 vit, me gjykim të shkurtuar 8 muaj burg dhe konvertim në shërbim prove.

Të pandehurit akuzohen se morën ryshfet për të mos referuar në prokurori një grua që kishte shkaktuar aksident.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme