Kronika 24 August 2025, 11:46 Nga VNA

Organizata dyshohet se trafikonte kokainë nga Paraguai drejt Evropës/ Zbardhen përgjimet në Sky ECC mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas: Armët me silenciator, po i vendos në kanaçe

Ndaje në Whatsapp
Organizata dyshohet se trafikonte kokainë nga Paraguai drejt Evropës/

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar nga Ervis Cela dhe Franc Copja.

Sipas gazetares Klodiana Lala, organizata kishte krijuar një rrjet të sofistikuar për trafikimin e armëve dhe drogës.

Komunikimet e zbardhura mes anëtarëve të grupit tregojnë metodat e sofistikuara të transportit të armëve: armët me silenciator vendoseshin në kanace, armët më të sofistikuara ruheshin në qese me vakuum, ndërsa disa armë çmontoheshin dhe futeshin në kuti metalike për transport.

“Armet me silenciator, po i vendos ne kanace” thuhet nder te tjera ne pergjimet e SKY ECC.

Po ashtu, organizata dyshohet të ketë trafikuar tonë të tëra kokainë nga Paraguai drejt Evropës, duke pastruar dhjetra milionë euro. SPAK e identifikon Ervis Celen dhe Franc Copjan si bërthamën e këtij grupi kriminal.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së grupit dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë./Panorama.al./

 

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme