Kronika 29 January 2026, 09:51 Nga VNA

Operacioni “Storm”, goditet prostitucioni në Durrës: 4 persona të proceduar, sekuestrime parash dhe mjetesh

Ndaje në Whatsapp
Operacioni “Storm”, goditet prostitucioni në Durrës: 4

Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së prostitucionit. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, pas një hetimi dyjavor të ndjekur me metoda speciale.

Si rezultat, u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Po ashtu, për veprën penale “Prostitucioni” u proceduan në gjendje të lirë edhe dy shtetas, E. D. dhe S. A., banues në Durrës.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset e proceduara kishin marrë me qira një apartament në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme