Kronika 29 October 2025, 08:47 Nga VNA

Operacion në Lezhë për tjetërsim pronash dhe ndërtime pa leje/ 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë e policë

Ndaje në Whatsapp
Operacion në Lezhë për tjetërsim pronash dhe ndërtime

Në Lezhë është zhvilluar një operacion i gjerë policor në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave dhe ndërtimet pa leje në zonat bregdetare të Patokut dhe Shëngjinit.

Sipas informacioneve, me urdhër të Prokurorisë së Lezhës dhe vendim të gjykatës, janë lëshuar 10 urdhër-arreste, një pjesë e të cilave janë ekzekutuar nga policia.

Burime bëjnë me dije se mes personave të ndaluar apo në kërkim ka zyrtarë publikë, efektivë policie dhe punonjës të hipotekës së Lezhës, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën për përfitime në mënyrë të paligjshme.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të skemës së tjetërsimit të pronave në zonat turistike.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme