Kronika 27 January 2026, 09:41 Nga VNA

Operacion antidrogë në Lezhë: Zbulohet magazinë për kultivim kanabisi, armë dhe municion/ 2 të arrestuar, 5 në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Operacion antidrogë në Lezhë: Zbulohet magazinë për

Një operacion antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të natës në qytetin e Lezhës, ku Policia ka zbuluar një magazinë të përshtatur për kultivimin e kanabisit me ndriçim artificial.

Sipas burimeve zyrtare, magazina ndodhej pranë superstradës Lezhë–Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Gjatë kontrollit në ambientet e saj, shërbimet e Policisë kanë gjetur qindra rrënjë kanabisi, si dhe pajisje të specializuara për kultivim, përfshirë llamba ndriçimi, sisteme ajrosjeje dhe elementë të tjerë teknikë.

Po ashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar armë zjarri dhe municion, të cilat dyshohet se përdoreshin për ruajtjen e aktivitetit kriminal.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy persona, të dyshuar si të përfshirë drejtpërdrejt në këtë veprimtari të paligjshme, ndërsa pesë persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë, si dhe për zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme