Kronika 8 April 2026, 21:04 Nga VNA

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Ndaje në Whatsapp
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar nga policia në Athinë, duke çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe lëndësh narkotike dhe arrestimin e tre personave.

Aksioni përfundoi me ndalimin e dy shtetasve grekë 59 dhe 50 vjeç, si edhe të një shtetasi shqiptar, 35-vjeçar. Ata akuzohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi mbi 26 kilogramë kokainë dhe më shumë se 360 kilogramë marijuanë, si të përpunuar ashtu edhe të papërpunuar. Vlera e drogës në treg llogaritet rreth 2.5 milionë euro.

Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte siguruar më herët nga 59-vjeçari, i cili vepronte edhe në emër të 50-vjeçarit. Pjesa më e madhe e drogës u gjet në një magazinë dhe në një apartament të përdorur prej tyre, ku u sekuestruan gjithashtu edhe pajisje për paketim dhe shpërndarje.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme