Kronika 28 November 2025, 16:44 Nga VNA

Nxiti urrejtje me postime fyese për flamurin në Facebook, dënohet me dy vite burg fanatiku musliman

Ndaje në Whatsapp

Nxiti urrejtje me postime fyese për flamurin në Facebook, dënohet

Postimet e flamurit kombëtar më kryqe apo simbole të tjera përmbi dhe me shënime të papërshtatshme në rrjetin social Facebook i ka kushtuar një dënim me 2 vite burg një 33-vjeçari nga Kosova.

Dënimi ndaj të pandehurit Alban Bibaj është dhënë pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, në përfundim të një gjykimi të zhvilluar në mungesë të tij. Bibaj është shpallur fajtor për veprën penale të “thirrjes për urrejtje nacionale”.

Sipas vendimit të gjykatës, 33-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Drejtorisë së Anti-terrorit në Policinë e Shtetit prej disa postimeve në llogarinë me emrin “Ubejdullah E. Subejla” në Facebook, pas tërmetit të nëntorit 2019. Në një nga postimet ai thoshte ndër të tjera se “Hoxhallarët dhe xhematlit që festojnë ditën e flamurit të fesë së demokracisë, nuk kanë lidhje me Teuhidini (njehsimi i Allahut)”. Sipas gjykatës, ai ka vijuar me postime të tjera me thënie të shkëputura nga hadithe fetare.

Postimet ka shoqëruar me foto të flamurit kombëtar shqiptar, në të cilën kishte mbishkrimin “Kufr shirk”, që nënkupton mohues të Zotit dhe një kryq mbi flamur.

Për llogari të hetimit, prokuroria e Tiranës ka bashkëpunuar me autoritetet kosovare të drejtësisë. I pyetur në Prokurorinë e Pejës, në prani të avokatit, për hetimi ndaj tij në Shqipëri, Alban Bibaj ka deklaruar se ka 15 vjet që praktikon fenë islame dhe asnjëherë nuk e ka mësuar nga ndonjë predikues i fesë dhe as nuk e ka lexuar në librat fetarë se duhet ta urrejë ndokënd apo të bëjë thirrje për urrejtje nacionale.

Por sipas vlerësimit të gjyqtarit Edvan Veçani, postimet e të pandehurit përmbajnë elementë të qartë që cenojnë rendin dhe paqen publike përmes nxitjes së përçarjes mbi baza kombëtare e fetare.

“Nëpërmjet përdorimit të gjuhës fyese ndaj simboleve kombëtare, si flamuri shqiptar, dhe deklarimeve se ‘nacionalizmi është kufr’ apo se ‘flamujt janë shpikje të zionistëve’, ai ka shprehur qëndrime që synojnë përbuzjen e vlerave kombëtare dhe krijimin e antagonizmit ndërmjet identitetit fetar dhe atij kombëtar. Përmbajtja e postimeve, e shoqëruar me imazhe fyese ndaj flamurit, përbën një akt publik komunikimi që objektivisht është i aftë të nxisë ndarje, urrejtje apo armiqësi ndërmjet qytetarëve mbi baza të përkatësisë kombëtare”, arsyetonte gjykata.

Sipas gjykatës, qëllimi i të pandehurit nuk ka qenë vetëm shprehja e një opinioni fetar, por nxitje e përçarjes dhe kundërvënies mes qytetarëve në bazë të identitetit të tyre kombëtar. I pandehuri Bibaj është hetuar dhe gjykuar pamasës sigurie, ndërsa dënimi me 2 vite burg, sipas gjykatës, duhet të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme./A2 CNN/

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme