Kronika 22 October 2025, 14:45 Nga VNA

Nuk parandaluan kultivimin e kanabisit në zonën që mbulonin, pezullohen 4 efektivë policie në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Nuk parandaluan kultivimin e kanabisit në zonën që mbulonin,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës ndaj 4 oficerëve të Policisë së Kavajës, me detyra të ndryshme në kohën e ngjarjes dhe aktualisht, që akuzohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë parandaluar kultivimin e parcelave me drogë në zonat që mbulonin.

AMP konfirmoi sot pezullimin e komisarit Afrim Meçe, nënkomisarit Edlir Kazazi, inspektorit Rosario Çollaku dhe nënkomisarit Saimir Kazazi.

Punonjësit e pezulluar janë:

Komisar Afrim Meçe – në kohën e ngjarjes Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë; aktualisht me të njëjtin funksion në Komisariatin e Divjakës;

Nënkomisar Edlir Kazazi – Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë;

Inspektor Rosario Çollaku – në kohën e ngjarjes nën/specialist i Policimit në Komunitet në Kavajë; aktualisht i transferuar në Shërbimin e Trafikut Urban dhe Interurban;

Nënkomisar Saimir Kazazi – Specialist dhe Koordinator për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Nga hetimet e kryera nga AMP rezulton se punonjësit e mësipërm nuk kanë ndërmarrë kontrollet e nevojshme për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e mbuluar nga ata. Si pasojë, u zbulua dhe sekuestrua një sipërfaqe me 550 bimë kanabis, të mbjella në territorin që këta efektivë ishin të ngarkuar të monitoronin.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht përgjegjësitë individuale dhe për të verifikuar nëse janë të përfshirë edhe punonjës të tjerë.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme