Kronika 6 May 2026, 12:30 Nga VNA

Noziy dhe babai i tij paraqiten në GJKKO për të dëshmuar në gjyqin ndaj bandës së Laert Haxhiut

Ndaje në Whatsapp
Noziy dhe babai i tij paraqiten në GJKKO për të dëshmuar

Rreperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, babai i tij Bashkim Rajku dhe e motra u paraqitën në Gjykatën e Posacme për të dëshmuar në procesin ndaj të akuzuarve si anëtarë të bandës së Laert Haxhiut.

Për shkak të mungesës së avokatëve të disa prej të pandehurve procesi u shty për këtë arsye të tre duhet të paraqiten për të dëshmuar në seancën e radhës. Gjatë momentit kur gjyqtari iu bëri me dije datën e re, babai i Noizyt e pyeti atë nëse mund të paraqitej vetëm ai apo duhet të vinin të tre pjesëtarët e familjes. Gjykata tha se që të tre janë dëshmitarë dhe për rrjedhojë duhet të paraqiten.

Noizy dhe pjesëtarët e tjerë të familjes do të dëshmojnë lidhur me shkatërrimin e biznesit të tyre me tritol. Në qershor të 2022 rreth 100 gr tritol shpërtheu në biznesin e rreperit. Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe ishte ndezur me fitil përcjellës. Ngjarja u zbardh pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani i cili deklaroi se tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut. Kjo si kundërpergjigje për dhunimin e shokut të tij, Kleviol Ahmeti i njohur si CLLEVIO , nga Noizy dhe disa prej miqve të tij.

Banda e drejtuar nga Laert Haxhiu po gjykohet për krime të rënda, si vrasje, grabitje, shkatërrim prone me eksploziv.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme