Kronika 13 May 2026, 08:30 Nga VNA

Novruz Cenalia do të nderohet me titullin ‘Dëshmor i Atheut’

Ndaje në Whatsapp
Novruz Cenalia do të nderohet me titullin ‘Dëshmor i

Polici Novruz Cenalia do të nderohet sot me titullin “Dëshmor i Atdheut”, një vlerësim i lartë për sakrificën e tij në krye të detyrës, dy vite pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik në vend.

Cenalia u vra mesditën e 13 majit 2024 gjatë ushtrimit të detyrës, pasi ndaloi një automjet dhe i kërkoi drejtuesit të mos lëvizte me shpejtësi në rrugë. Autori i krimit, Azgan Mërnica, reagoi me armë zjarri duke e qëlluar për vdekje efektivin e policisë, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë që solli reagime të forta nga institucionet dhe qytetarët.

 

Ngjarja u konsiderua një sulm i rëndë ndaj uniformës së shtetit dhe rendit publik, ndërsa vrasja e efektivit shkaktoi debat të gjerë mbi sigurinë e punonjësve të policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme