Kronika 11 September 2025, 09:06 Nga VNA

Njihet me masën e sigurisë/ Ragip Gila në Gjykatën e Shkodrës, autor i dy vrasjeve dhe plagosjeve

Ndaje në Whatsapp
Njihet me masën e sigurisë/ Ragip Gila në Gjykatën e

Mbërrin në Gjykatën e Shkodrës Ragip Gila, i dyshuar si autor i masakrës me dy të vrarë e dy të plagosur. Ai pritet të njihet me masën e sigurisë për akuzat vrasje në rrethana cilësuese, vjedhje, armëmbajtje, shkatërrim prone.

Gila ekzekutoi Armando Palin e Liridon Lushin si dhe plagosi Erogen Vason që mendohet se ishte shënjestra dhe Meri Kacerin. Kamarierja e lokalit rrezikon të humbasë krahun dhe familja kërkon ndihmë për mjekim jashtë vendit.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme