Kronika 13 May 2026, 12:42 Nga VNA

“Një i maskuar qëlloi Kujtim Metën. Dëgjova vetëm “pau pau”…”. Rrëfehet dëshmitari në procesin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut

Ndaje në Whatsapp
“Një i maskuar qëlloi Kujtim Metën. Dëgjova vetëm

Në procesin ndaj anëtarëve të bandës kriminale të Laert Haxhiut, kundërshtarit të përbetuar të Aldo Bares, janë duke u dëgjuar rrëfimet e dëshmitarëve. Para trupës gjykuese është duke folur dëshmitari okular i atentatit ndaj Kujtim Metës, ngjarje e ndodhur në prill 2022.
“Kujtim Metën e njoh. E kam në lagjen. Ditën që ndodhi atentati ndaj Kujtimit isha me vëllanë duke pirë kafe, kur hyri dikush me maskë. U fsheha poshtë tavolinës. E morëm me makinën time e çuam në spital. Lokali ndodhet te stacioni i trenit në Lushnjë. Kujtimi ishte dy tavolina larg meje. Unë kam qenë në hyrje të lokalit në krah të djathtë, ai ishte në tavolinën përballë derës. Kam dëgjuar vetëm “pau pau” jam shtrirë poshtë tavolinës. Autori ishte i maskuar, nuk e mbaj mend fiks sa afër i shkoi objektivit. Vëllai kaloi në traumë pas ngjarjes. U largova deri te shkolla, në momentin kur jam kthyer, e kemi marrë dhe çuar në spital. E çuam në spital bashkë me pronarin e lokalit. Kujtimi punonte si shofer transporti”, tha dëshmitari.
Në të njëjtën seancë, pritet të dëshmojë Bashkim Rajku, babai i Rigels Rajkut, reperit të njohur si Noizy si dhe motra e këtij të fundit. Banda e Laert Haxhiut i shkatërroi me eksploziv biznesin familjes Rajku.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme