Kronika 4 May 2026, 20:59 Nga VNA

Një homazh për “engjëjt” që s’i mbrojtëm dot!

Ndaje në Whatsapp
Një homazh për “engjëjt” që s’i

E diela e 3 majit ishte tragjike për Shqipërinë. Kles Nikolli dhe Enea Muçaj, u vranë në një aksident rrugor në Durrës. Bashkë me dy shokë të tjerë, kishin dalë të luanin pranë shtëpive të tyre me top. Në mungesë të një fushe apo një hapësire ku të luanin ata nisën të pasonin topin njëri-tjetrit në trotuar.

Loja e tyre u ndal. Tragjikisht. Një automjet Mercedes Benz ML, i drejtuar nga Nikollë Radaçi doli nga rruga dhe i përplasi Klesin dhe Enean për vdekje. Më i vogli nga djemtë që po luanin në trotuar, 8 vjeç, mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës.
Radaci, 57-vjeçar, u largua nga vendngjarja për t’u arrestuar më vonë. Ai rezultoi se e drejtonte makinën në gjendje të dehur.

“Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se shtetasi N. R. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur: testi i parë 0.73 mg/l dhe testi i dytë 0.70 mg/l. Gjithashtu, i është marrë edhe kampion gjaku për ekzaminim toksikologjik. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi automjetin, si pasojë e drejtimit të tij, në gjendje të dehur”, njoftoi policia. Por jo gjithçka ishte rastësi. Më herët ai ishte ndëshkuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. “Konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022”, tha më tej policia. Pavarësisht se ai njihej si person problematik dhe policia ishte sinjalizuar disa herë, sërish Radaci doli në rrugë dhe vrau dy fëmijë, e plagosi rëndë një të tretë. Çfarë pasoi pas ngjarjes ishin thuajse të njohura. Reagim i fortë në rrjetet sociale, thirrjet për të dënuar deri me vdekje shkaktarin e aksidentit apo për të gjetur kudo përgjegjësit. Disa të tjerë ngritën gishtin e akuzës ndaj një institucioni apo një tjetri.

Pas tragjedisë u pezullua nga detyra i gjithë zinxhiri drejtues i policisë së Durrësit, deri në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Por a është mjaftueshëm? Jo. A janë ata të vetmit përgjegjës? Jo. Çështja është komplekse. Së pari lidhet me ndërgjegjësimin. Drejtuesit e mjeteve duhet të ndërgjegjësohen se nuk mund të dalin në rrugë kur kanë pirë alkool, sepse janë shkak për tragjedi. Ata që kapen me alkool duhen dënuar sipas ligjit dhe jo sipas Maliqit që mbron më të fortët dhe ata që paguajnë ryshfet. E vërteta e madhe është se fëmijët do të duhet të ishin duke luajtur në një fushë futbolli, por fushat janë zhdukur nga ndërtimet e tmerrshme dhe të përbindshme. Policia, që shkel syrin shkelësve të rregullave të qarkullimit, është po ashtu fajtore. Sikurse drejtësia që i amniston herë pas here.
Të dalësh në rrugë e të ngasësh makinën i dehur, s’mund të dëgjohesh për aksident me pasojë vdekje, por për vrasje me dashje. Ndaj nevojiten dhe ndryshime ligjore.

Jonada Avdia

Jonada vetëm 7 vjeçe, kishte lindur dhe jetonte në Angli. Bashkë me prindërit vajza kishte udhëtuar nga Mbretëria e Bashkuar për në Shqipëri për të kaluar pushimet verore. Ata ishin vendosur në Potam. Por lumturia familjare u shkatërrua. Jonada bashkë me babain hynë në det të notonin, kur vajza u godit nga një skaf që lundronte brenda kordonit të sigurisë. Skafi drejtohej nga oficeri i policisë Arjan Tase. Ky i fundit është dënuar nga drejtësia, por sërish situata në jug të vendit me mjetet lundruese vijon të mbetet shqetësuese. Të gjithë do të kujtohen për sigurinë në plazhe, vetëm kur të ndodhin ngjarje (urojmë të mos ndodhin).

Martin Cani

Martin Cani u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj, pas një sherri që kishin patur në shkollë. Martini nuk jeton më, ndërsa Mario ndodhet në burg. Ndërsa nuk ka asnjë përgjegjës nga zyrtarët shtetërorë që do të duhet të parandalonin një ngjarje të tillë. Askush se di nëse në shkollën Fan Noli vijon të jetë e njëjta oficere sigurie. As për psikologët s’kemi mësuar nëse kishin dijeni për sherrin mes fëmijëve. Asnjëherë nuk u bë e qartë pse prindërit e të miturve nuk u njoftuan. Ku ishin të “rriturit” që të parandalonin tragjedinë.

Klesi, Enea, Jonada, Martini janë 4 engjëj që nuk jetojnë për fajin e të gjithëve ne. Secila nga ngjarjet duhet të ketë përgjegjës, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të parandalohen tragjeditë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme