Kronika 30 September 2025, 20:51 Nga VNA

Nis në Dendermonde procesi i madh “Kookwas”: shqiptar dhe boshnjak në krye të trafikut të kokainës

Ndaje në Whatsapp
Nis në Dendermonde procesi i madh “Kookwas”: shqiptar dhe

Pas proceseve të njohura “Costa” dhe “Samba”, në Belgjikë po nis një tjetër gjyq i madh për drogë – i quajtur “Kookwas”. Të martën, para gjykatës së Dendermonde do të dalin 23 të pandehur, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të kokainës. Në krye të këtij rrjeti, sipas hetimeve, qëndrojnë dy emra kryesorë: pronari i "Cinco cavalli" Ermir Ndreaj, i njohur me nofkën “Cinco” dhe boshnjaku Sani A.M., i njohur si “Shade”.

Gjithçka nisi në Krishtlindje

Historia e këtij rrjeti u zbulua rastësisht më 24 dhjetor 2020, në vigjilje të Krishtlindjes. Një shofer kamioni nga Holanda kishte shkuar në Temse dhe Beveren për të marrë një ngarkesë. Kushtet i dukeshin të çuditshme, ndaj vendosi të kontrollonte çfarë kishte në kamion sapo u kthye në Holandë. Aty zbuloi se ngarkesa ishte e përbërë nga 12.000 litra mbetje kimike që vinin nga përpunimi i kokainës.

Në të njëjtën ditë, nga Kolumbia erdhi një tjetër lajm: policia atje kishte kapur 357 kilogramë kokainë, të fshehur mes një ngarkese me oksid hekuri që ishte destinuar për një firmë në Beveren – pikërisht tek i njëjti adresë nga ku ishte nisur edhe mbetja e drogës. Kjo përputhje vuri hetuesit belgë në alarm dhe u bë pika e nisjes së hetimit.

Thyerja e Sky ECC

Përparimi vendimtar ndodhi në mars 2021, kur policia arriti të zbërthente mesazhet e aplikacionit të krimit të organizuar Sky ECC. Mesazhet tregonin se drejtues i rrjetit ishte boshnjaku Sani “Shade” A.M., një figurë e njohur e klan Skaljari nga Ballkani, i cili vetë organizonte transportet e kokainës nga Amerika Latine në Evropë.

Krahu i tij i djathtë ishte edhe Ermir Ndreaj, një tjetër emër i madh në tregtinë e kokainës. Të dy kishin ngritur kompani të rreme për të fshehur aktivitetin e tyre, ndërsa mënyra e tyre e veçantë e kontrabandës ishte “mezclado”: kokaina fshihej duke u përzier në produkte si katran, çimento, pigmente ngjyrash e madje edhe në konserva toni. Kjo e bënte shumë më të vështirë zbulimin nga autoritetet, por kishte një problem tjetër – droga duhej nxjerrë përsëri nga këto produkte në Evropë, nëpërmjet të ashtuquajturave lavanderi të kokainës, ku përdoreshin sasi të mëdha kimikatesh dhe krijoheshin mbetje toksike.

Dyshimet për Oosterweel

Në dhjetor 2020, rrjeti mbylli laboratorin e tij në Charleroi, por mbetën me 20 ton mbetje kimike për t’u hequr qafe. Në mesazhet e Sky ECC, njëri nga anëtarët, Ronaldo V.M., i shkruante Ermir Ndreajt:

“Dy fundjava dhe gjithçka mbaron. Ai njeriu i Besix-it e di dhe do t’i hedhë të gjitha me eskavator në gropë.” Prokuroria beson se një pjesë e mbetjeve u përzien me inerte ndërtimi dhe u hodhën fshehurazi në punimet e Oosterweel në Antwerp. Pjesa tjetër do të përpunohej në Holandë, por plani dështoi kur shoferi holandez zbuloi ngarkesën e dyshimtë.

Procesi dhe pritshmëritë

As A.M. dhe as Ermir Ndreaj nuk do të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit, pasi të dy ndodhen në arrati. Hetuesit besojnë se rrjeti i tyre ka trafikuar mbi 10 ton kokainë drejt Evropës.

Mbetet për t’u parë nëse ky proces do të zhvillohet pa incidente. Kujtojmë se proceset e mëparshme të ngjashme, “Samba” dhe “Costa”, u shoqëruan me tensione të mëdha. Edhe në këtë rast, mbrojtjen e të pandehurve e marrin përsipër të njëjtët avokatë si në ato dy dosje të mëdha.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme