Kronika 28 March 2026, 10:11 Nga VNA

“Ngriva, shkriva”, Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve një ditë pasi i uli

Ndaje në Whatsapp

“Ngriva, shkriva”, Bordi i Transparencës rrit çmimet e

Vetëm një ditë zgjati gëzimi i uljes së çmimeve të naftës dhe benzinës. Me të gdhirë sot, Bordi i Transparencës u mblodh sërish dhe vendosi të rrisë çmimin e naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë për tregun e pakicës, duke treguar se uljet e çmimeve zgjasin ndonjëherë më pak se një ditë.

Nga 203 lekë, çmimi i naftës shkoi në 218 lekë për litër, ndërsa benzina nga 175 lekë arriti në 181 lekë për litër. Çmimet me shumicë janë gjithashtu të rritura: nafta 206 lekë dhe benzina 169 lekë, ndërsa gazi mbetet i pa ndryshuar.

Kujtojmë se qeveria trumbeton Bordin e Transparencës si masë për të kontrolluar rritjen e çmimeve. Por, sipas përvojave të mëparshme, ky Bord shërben më shumë për të diktuar çmimet në media, ku një ditë zbret, një ditë rritet, pa i dhënë kohë as punonjësit të karburantit të hipë në shkallë dhe të zbresë për të ndryshuar tabelën.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme