Kronika 5 October 2025, 10:50 Nga VNA

Ngjarje e rëndë në Kurbin, 50-vjeçari gjendet i vdekur në banesë me plumb në trup

Ndaje në Whatsapp
Ngjarje e rëndë në Kurbin, 50-vjeçari gjendet i vdekur

Një ngjarje tragjike është shënuar sot në fshatin Gjormë të Kurbinit, ku një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, trupi i viktimës, identifikuar si shtetasi L. K., paraqiste shenja plagësh të shkaktuara nga armë zjarri.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje pas njoftimit dhe ka nisur hetimet. Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje me armë gjahu.

”Në fshatin Gjormë, Kurbin, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi L. K., 50 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 50-vjeçari është vetëvrarë me armë gjahu”, thuhet shkurtimisht në njoftimin paraprak.

Grupi hetimor pret rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore, asaj balistike dhe ndërkohë që po merren edhe dëshmitë e familjarëve për të mësuar më shumë rreth motiveve që mund ta kenë shtyrë viktimën në aktin ekstrem të dyshuar.

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme