Kronika 2 April 2026, 18:41 Nga VNA

Ngjarje e rëndë në Himarë: 35-vjeçari merr peng prindërit, plagoset gjatë ndërhyrjes së policisë

Ndaje në Whatsapp

Ngjarje e rëndë në Himarë: 35-vjeçari merr peng

Një ngjarje e rëndë familjare u parandalua në Himarë, ku një 35-vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike, mbajti peng prindërit e tij, 60 dhe 65 vjeç, duke i kërcënuar me thikë.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën negociatat me autorin. Pas më shumë se një ore përpjekjesh intensive, një efektiv lokal arriti të komunikojë drejtpërdrejt me të, duke ulur tensionin.

Gjatë ndërhyrjes, 35-vjeçari tentoi të dëmtojë veten me mjetin prerës, duke marrë plagë në zonën e barkut. Policia ndërhyri menjëherë duke neutralizuar autorin dhe duke shpëtuar prindërit pa lëndime.

Pas ngjarjes, i riu u shoqërua fillimisht në Komisariatin e Policisë Himarë dhe më pas në Vlorë, ku mori ndihmë mjekësore dhe u referua për trajtim në shërbimet psikiatrike.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme