Kronika 15 February 2026, 11:06 Nga VNA

Ngjarja tek hoteli "Gjuta"/Policia e Tiranës ndalon të dashurin e 18-vjeçares që u vetëplagos

Ndaje në Whatsapp
Ngjarja tek hoteli "Gjuta"/Policia e Tiranës ndalon të

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç, i dashuri i 18-vjeçares që një ditë më parë u vetëplagos me armë zjarri në hotelin “Gjuta” në zonën e Saukut.

Sipas policisë, i riu akuzohet për veprat penale: “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja

Vajza, e cila ishte vetëm në dhomë, ka qëlluar me armë veten. Sipas hetimeve, Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta kanë qenë jashtë dhomës dhe kanë dëgjuar të shtënat. Kur kanë hyrë, kanë gjetur vajzën të plagosur dhe së bashku me Mirvete dhe Vladimir Gjuta kanë tentuar të pastrojnë vendin e ngjarjes, duke fshehur armën dhe larë gjakun. Më pas, Mirvete dhe Elvir Gjuta e kanë dërguar vajzën në spital, duke përgatitur një deklaratë të rreme se e kishin gjetur te rrethi i Ekonomikut.

Personat e përfshirë

Në pranga kanë rënë: Mirvete Rexhmati Gjuta dhe Vladimir Gjuta.

Në kërkim: Erisjaldo Gjuta, Sajmir Gjuta (49 vjeç) dhe Elvir Gjuta (24 vjeç).

Burimet bëjnë me dije se Erisjaldo Gjuta është i biri i Sajmir dhe Mirvete Gjuta, ndërsa Vladimir është xhaxhai i tij dhe Elvir kushëri.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa policia po punon për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme