Kronika 10 April 2026, 21:05 Nga VNA

Nga sherri te plumbat: vritet Artur Çangu, shpallet në kërkim Eduart Afmataj

Ndaje në Whatsapp
Nga sherri te plumbat: vritet Artur Çangu, shpallet në kërkim

Tronditet Nikla. Një person u qëllua për vdekje me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth 18:15, në fshatin Vrion, Nikël.

Viktima u identifikua si Artur Çangu, ndërsa autori i dyshuar, Eduart Afmataj, u shpall në kërkim.

Nga hetimet paraprake, autori ka pasur një sherr disa ditë më parë me djemtë e viktimës. Dyshohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive pronësie. Afmataj është dhëndërr në familjen Çangu. Pas debatit, ai mesa duket ka vendosur të përballet me Artur Çangun. Sapo janë përballur në Vrion, Afmataj e ka qëlluar për vdekje.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme