Kronika 28 August 2025, 09:26 Nga VNA

Nga çadrat te çantat me lek/ IMT, foleja e rryshfetit ku drejtuesit distancohen ndërsa vartësit shkojnë në burg

Ndaje në Whatsapp
Nga çadrat te çantat me lek/ IMT, foleja e rryshfetit ku

IMT është akronimi për Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit. Thënë ndryshe, është zyra që zbaton një nga aksionet e radhës së qeverisë – atë të heqjes së tendave e karrigeve të lokaleve në Tiranë e gjetkë. SPAK arrestoi inspektorët e IMT Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, pasi dyshohen se kanë marrë para nga një biznes për tendat. Në pranga përfundoi edhe Niko Zmalaj, punonjës në Bashkinë Tiranë, Drejtoria e Rrugëve (DPN 2). Ndërkohë, në kërkim u shpall Klajdi Zhilla, inspektor që shërbente edhe si shofer i drejtorit të drejtorisë sw Terrenit nw IMT, Ersid Hasanllari.

Në pamje të parë, duket si një aksion rutinë për të tilla inspektoriate, që prej kohësh njihen si vatra korrupsioni. Nuk ka shqiptar që se ka provuar të paktën njëherë në kurriz. Inspektorët shëtisin biznes më biznes, vendosin gjoba dhe mbledhin rryshfete. Profili tipik? Një djalë në të tridhjetat, i veshur me rroba të shtrenjta, me çantë lëkure nën sqetull dhe me bark që po rrumbullakoset njësoj si xhepi.

Ndonjëherë ndodh që disa prej tyre përfundojnë në burg – si dy të arrestuarit dje. Por shumica e arrijnë “të majmen” pa u trazuar. Më qesharakja është gjithmonë mënyra se si shfaqet reagimi publik pas një skandali: drejtues që dalin të distancuar nga “aktet individuale” të vartësve. Njësoj ndodhi dje me drejtuesin e drejtorisw sw Terrenit nw IMT-nw e Tiranws, Ersid Hasanllari të cilit i mungon një CV dhe një foto edhe në faqen zyrtare të institucionit.

Ama deklarata për distancim nuk mungoi. Në frymën e propagandës së shefit të madh, edhe Hasanllari bëri të qartë se përgjegjësia është vetëm personale. Dhe nuk kanë faj, nëse mendon si ka shpëtuar vetë Erion Veliaj pas gjithë “aksioneve” e aferave të tij.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme