Kronika 1 November 2025, 10:09 Nga VNA

Nga beteja me skuterat te parkimet e gabuara. Tetori shënoi një rekord të zymtë viktimash

Ndaje në Whatsapp
Nga beteja me skuterat te parkimet e gabuara. Tetori shënoi një rekord

Muaji tetor u mbyll me një bilanc të rëndë ngjarjesh tragjike në vend, me mbi 10 raste që përfunduan me vdekje. Nga vrasja e kuzhinierit nga picieri, tek sherri me thikë në Babrru ku humbi jetën 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci, aksidenti fatal në Vlorë ku një 17-vjeçar u përplas për vdekje nga një “Porsche”, ngjarja absurde në Berat pas një grindjeje për një kalë, deri te dy të rinjtë e vrarë në Manëz për një kafe – tetori solli një pasqyrë alarmante të dhunës dhe humbjes së jetëve njerëzore.

Ndërkohë, Ministrja e re e Brendshme dhe Policia e Shtetit e nisën muajin tetor me aksione ndaj skuterëve elektrikë, duke ndëshkuar përdoruesit e tyre në emër të “sigurisë rrugore”. Tani, në nëntor, fushata e radhës është përqendruar te parkimet e gabuara dhe zaptimi i hapësirave publike, me 10 persona të arrestuar dhe 123 të tjerë të proceduar penalisht për përdorim të paligjshëm të trotuareve e rrugëve si lavazhe apo parkime.

Një realitet që lë vend për ironi: çdo muaj, Policia duket se shpall një fushatë të re – ndërsa krimet reale vazhdojnë të ndodhin pa ndërprerje. Mbetet për t’u parë nëse nëntori do të jetë më i qetë se tetori, apo sërish fokusi do të mbetet te makinat e parkuara, ndërsa jeta e njerëzve vazhdon të humbasë në përplasje e tragjedi.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme