Kronika 4 August 2025, 12:30 Nga VNA

Nga berberi te furnizuesi me ushqime, kush e ndihmoi Flodian Plakun në arrati

Ndaje në Whatsapp
Nga berberi te furnizuesi me ushqime, kush e ndihmoi Flodian Plakun në

Policia e Vlorës arrestoi 3 persona, të cilët ndihmonin Flodian Plakun t’i fshihej drejtësisë dhe të qëndronte i pashqetësuar në arrati.

Ligor Doko rezulton se është pronari i hotelit ku ishte akomoduar Plaku.

Armando Dano nga Shkodra, me profesion berber, dhe Albano Lapshi, njeriu që furnizonte me ushqim Plakun në hotelin ku ishte strehuar, janë ndjekur nga policia në çdo lëvizje derisa i dërguan në gjurmët e të shumëkërkuarit.

Flodian Plaku, i akuzuar për ekzekutimin mafioz të Gentian Bejtjas, u arrestua dje në Vlorë gjatë një aksioni që u konsiderua me rrezikshmëri të lartë.

Pronari i hotelit dhe dy personat e tjerë u arrestuan për akuzën “Përkrahja e autorit të krimit”.

Policia arrestoi dhe Julian Aliajn.

Flodian Plaku dyshohet se kishte marrë porosi për vrasjen e një anëtari të një grupi kriminal nga Tepelena, por policia e arrestoi përpara se ai të kryente atentatin e radhës.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme