Kronika 20 April 2026, 19:57 Nga VNA

Nesër vendimi i gjykatës për vrasjen e Liridona Ademaj, familja: Kriminelat të vuajnë përjetësisht në burg

Ndaje në Whatsapp
Nesër vendimi i gjykatës për vrasjen e Liridona Ademaj, familja:

Nesër Gjykata e Prishtinës pritet të shpallë vendimin për vrasjen e Liridona Ademaj e familja e saj shpreson për drejtësi.

"Nesër gjykata e jep vendimin në rastin e vrasjes se Liridonës tonë.

Ne të gjithë por sidomos mama jeme, që ju ka tha shpirti, shpreson që kriminelat që e kanë vra Liridonën do t’a paguajnë përjetësisht me burg, ashtu siç përjetësisht ne do të mbesim pa Liridonën tonë për shkak të krimit te tyre", shkruan Leonard Ademaj.

Për vrasjen e nënës së dy fëmijëve  akuzohet ish-bashkëshorti i saj Naim Murseli, si organizator i krimit tronditës, si dhe Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme