Kronika 30 September 2025, 20:15 Nga VNA

Nëna e Elis Rroshkodolit rrëfen për herë të parë: Si nisi saga tragjike e gjakmarrjes që shkatërroi familjen tonë"

Ndaje në Whatsapp
Nëna e Elis Rroshkodolit rrëfen për herë të parë:

Në një rrëfim rrëqethës dhe të padëgjuar më parë, Lindita Rroshkodoli, nëna e Elis Rroshkodolit, i vrarë më 30 gusht 2024 në një atentat mafioz në Shkodër, ka ndarë për herë të parë historinë e familjes së saj, e zhytur prej dekadash në një cikël tragjik humbjesh, dhimbjesh dhe hakmarrjeje.

Dëshmia e saj ekskluzive u transmetua në emisionin “Në Shënjestër” të autores Klodiana Lala, ku për herë të parë ajo tregoi versionin e saj për fillimet e gjakmarrjes që, siç thotë vetë, "u shndërrua në mallkimin e jetës sime dhe të fëmijëve të mi."

 Gjithçka nisi në vitin 1993…

Lindita humbi bashkëshortin e saj në një atentat teksa ai po pinte kafe në një lokal në Shkodër. I vetmi dëshmitar i ngjarjes, një mik i burrit të saj me emrin Hys, u thirr për të dëshmuar, por nuk pranoi, sipas saj për shkak të frikës. Kur dy kunetërit e saj shkuan ta bindnin, situata degjeneroi: njëri prej tyre e plagosi Hysën, i cili mbeti invalid.

Kjo plagosje, që në atë kohë nuk u trajtua si duhej nga drejtësia, do të shënonte fillesën e një gjakmarrjeje të hapur që do t’i kushtonte familjes së saj tre burra të vrarë ose të humbur.

Fëmijët në shënjestër: Azili, aksidenti tragjik dhe kthimi i mallkuar

Duke mos ndjerë më siguri në qytetin e saj, Lindita tregon se vendosi të dërgonte djemtë në azil. I pari që iku ishte Elis Rroshkodoli, djali i madh. Por përpjekjet e saj për të shpëtuar jetën e fëmijëve u thyen mizorisht nga fati.

Taulanti, djali i vogël, gjeti vdekjen në një aksident automobilistik në Labinot të Elbasanit, ndërsa përgatitej të largohej drejt Belgjikës për t’i shpëtuar të njëjtit rrezik.

“Vdiqën katër vetë. Ndër ta ishte dhe djali im, Taulanti. Kishte vetëm 23 vjeç,” rrëfen Lindita me zërin që i dridhet nga dhimbja.

Elisi, burgu në Belgjikë dhe kthimi i vdekjes në Shqipëri

Pas vdekjes së vëllait, Elisi u kthye nga Belgjika për të qëndruar pranë nënës. Më vonë, tentoi sërish të largohej, por përfshihet në një konflikt në Belgjikë ku plagos një djalë nga Shkodra për çështje “ndere” dhe dënohet me 4 vite burg.

Pas lirimit, Elisi, i dëbuar nga Belgjika, tenton të ndërrojë identitetin përmes një martese fiktive dhe largohet drejt Francës, por pasaportat e skaduara e detyrojnë të kthehet në Shqipëri.

Në Shqipëri, më 30 gusht 2024, Elisi bie viktimë e një atentati të organizuar, ku 14 plumba i morën jetën teksa konsumonte kafe në një lokal në Shkodër.

 Hetimet: Pista kryesore, përplasjet për trafik droge – nëna e viktimës kundërshton

Sipas grupit hetimor, vrasja dyshohet se lidhet me përplasjet mes grupeve kriminale për kontrollin e trafikut të kokainës. Dyshimet përfshijnë emra si Voltan Xhani, Xhulio Malo dhe Dritan Milani – ky i fundit, vëllai i personit të plagosur nga Elisi në Belgjikë.

Operacioni i koduar “Enigma” çoi në arrestimin e disa personave, por për Linditën, nëna e Elisit, shkaku i vetëm është gjakmarrja e papajtuar për plagosjen në Belgjikë.

“Elisi nuk ishte i përfshirë në drogë. Jam e sigurt për këtë. Të gjithë më thonë: nuk i njihte fare këta. Policia ka ngatërruar gjërat. Djali im u vra për atë plagosje në Belgjikë, se ai tha që nuk e fal,” thotë ajo.

Sipas dëshmive të mbledhura nga emisioni, Elisi ishte vënë nën vëzhgim ditë më parë. Ai frekuentonte të njëjtin lokal, konsumonte vetëm kafe ose ujë. Personat që e qëlluan përdorën një Benz C-Class ngjyrë gri, të cilën më pas dyshohet se e çmontuan për të humbur gjurmët.

Prokuroria vijon hetimet, ndërsa Lindita pret drejtësi, mes dhimbjes, varfërisë dhe lotëve të pafund.

 “Kam humbur gjithçka. Bashkëshortin, dy djemtë, shpresën... vetëm drejtësia më ka mbetur”

Me zërin e një nëne të thyer, por me guximin e një gruaje që nuk pranon të heshtë, Lindita Rroshkodoli kërkon që të dëgjohet dhe të rishikohet pista kryesore e hetimit. Ajo është e bindur se djali i saj nuk ishte pjesë e botës së krimit dhe kërkon që të mos etiketohet si i tillë pa prova të qarta.

“Punoja 16 orë në ditë vetëm për t’i çuar para në burg. Vetëm që mos t’i mungonte asgjë. E mbajta gjallë me mund, dhe tani më vranë të vetmin që më kishte mbetur.”

 

 

 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme