Kronika 9 January 2026, 23:21 Nga VNA

Nën ujë prej ditësh, banorët e Thumanës apel për ndihmë: Jemi të izoluar

Ndaje në Whatsapp
Nën ujë prej ditësh, banorët e Thumanës apel për

Banorët e fshatit Miliska, në njësinë administrative Thumanë, prej katër ditësh po përballen me përmbytje të rënda si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Drojë. Prurjet e mëdha të ujit kanë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore, si edhe një numër të konsiderueshëm banesash.

Situata paraqitet problematike, pasi niveli i ujit mbetet ende i lartë dhe ka depërtuar brenda shtëpive. Një pjesë e banorëve janë detyruar të kalojnë natën jashtë banesave, ndërsa të tjerë ndodhen të izoluar, pa mundësi lëvizjeje.

Banorët apelojnë për ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se përveç dëmeve materiale, po përballen edhe me mungesa në furnizimin me bukë dhe ushqime bazë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme