Kronika 26 August 2025, 21:32 Nga VNA

Në pyllin që u dogj nga zjarri pranë Rrugës së Arbrit mbiu tabela me mbishkrimin “pronë private”

Ndaje në Whatsapp
Në pyllin që u dogj nga zjarri pranë Rrugës së Arbrit

Në zonat pyjore të dëmtuara nga zjarret pranë Rrugës së Arbrit kanë filluar të shfaqen tabela me mbishkrimin “Pronë private”, pavarësisht se nuk dihet kush i ka vendosur dhe mbi çfarë baze ligjore mbështeten këto pretendime. Situata ka ngritur shqetësime serioze, sidomos për faktin se nuk është bërë transparente origjina e pronësisë.

Banorë të zonës, në mënyrë jozyrtare, kanë pohuar se prej kohësh ka pasur zëra për ndërtimin e impianteve fotovoltaike në këto sipërfaqe, gjë që ushqen dyshimet se zjarret mund të jenë përdorur qëllimisht për të ndryshuar destinacionin e tokës dhe për të hapur rrugë investimeve të dyshimta.

Rruga e Arbrit, një aks kyç që lidh Dibrën me kryeqytetin, është një zonë me rëndësi strategjike dhe duhet të jetë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga institucionet shtetërore. Megjithatë, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të hetuar arsyet e vërteta të zjarreve apo për të penguar vendosjen e tabelave që sinjalizojnë pronësinë private.

Fakti që këto tabela janë vendosur vetëm pak javë pas djegieve masive shton dyshimet për një përpjekje të organizuar për përfitime të paligjshme. Autoritetet përkatëse duhet të ndërhyjnë menjëherë për të verifikuar ligjshmërinë e çdo pretendimi mbi këtë territor dhe për të garantuar mbrojtjen e interesit publik. Mosreagimi institucional vetëm sa forcon dyshimet për tolerim apo bashkëpunim të heshtur me individë që synojnë përfitime në kurriz të mjedisit.

 

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme