Kronika 25 November 2025, 16:01 Nga VNA

Në majë të malit dhe pa kushte jetese, shtëpia ku u ngujuan Hamzah Uka dhe Julian Cumraku dhe kërcënuan RENEA-n

Ndaje në Whatsapp

Në majë të malit dhe pa kushte jetese, shtëpia ku u ngujuan

VNA sjell pamjet e shtëpisë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit ku u ngujuan për 12 orë me radhë Hamzah Uka dhe Julian Cumraku dhe kërcënuan RENEA-n me armë. Sikurse shihet në pamje ata kanë qëndruar në mes të skamjes dhe pa kushte minimale jetese.

Sipas policisë banesa është në pronënsi të gjyshit të Erzen Ukës ose ndryshe Hamza Ukës. Ky i fundit bashkë me Cumrakun dyshohet si ndjekës radikalë të besimit Islam. Të dy u vunë në pranga nën dyshimet për vepra me natyrë terroriste dhe në shtëpi krahas armëve u gjet dhe një flamur i ISIS.

Uka ka qenë më herët komando në Irak dhe Afghanistan. Ai është dënuar më herët për nxitje të urrejtjes fetare.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme