Kronika 18 February 2026, 17:56 Nga VNA

Në kërkim nga drejtësia për korrupsion dhe përfiton fonde prej saj, KLGJ i jep tenderin 3.3 mld lekë Ermal Beqirit

Ndaje në Whatsapp

Në kërkim nga drejtësia për korrupsion dhe përfiton

Të jesh në kërkim nga drejtësia për korrupsion dhe të përfitosh fonde publike prej saj. Ky është rasti i biznesmenit, Ermal Beqiri, i cili ndonëse është nën hetim për abuzime me tenderat e AKSHI dhe është akuzuar për grup të strukturuar kriminal, Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dhënë tenderin pej 3.3 miliardë lekësh kompanisë së tij.

Bëhet fjalë për procedurën “sistem ENTERPRICE SERVICE BUS (ESB)”, ose e thënë me fjalë të thjeshta, një sistem që lidh të gjitha programet kompjuterike të një institucioni, në mënyrë që ato të komunikojnë me njëra-tjetrën automatikisht.

Në kërkim nga drejtësia për korrupsion dhe përfiton

Por çudia nuk qëndron vetëm tek fakti që prokurimin e fiton kompania “Soft Solution dhe Horizon”, kompani nën hetim të të shpallurit në kërkim, Ermal Beqiri, por edhe tek konkurreti tjetër në garë.

Në këtë tender kanë marrë pjesë gjithsej tre operatorë, dhe ajo që bie në sy është që një nga subjektet ndonëse ka shprehur interes për procedurën në fjalë, nuk ka paraqitur ofertë. Kjo është një teknikë e vjetër e tenderave të paracaktuar, ku kompani fiktive futen vetëm sa për të dhënë idenë e garës, duke i lënë rrugën e lirë fituesit në fund.

Për ironi, konkurrent në tender ka qenë edhe kompania “Advanced Business Solutions – ABS”, e biznesmenit Gerond Meçe, i cili doli në hetimet e SPAK se ishte marrë peng nga Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.

Në kërkim nga drejtësia për korrupsion dhe përfiton

Në këtë procedurë kompania e Meçes garonte si bashkim operatorësh me kompaninë  “Data Log”. Duket se edhe këtu ka pasur një “përplasje” mes Beqirit dhe Meçes, pasi ky i fundit ka paraqitur dhe një ankesë në Komisionin e Prokurimeve Publike, ose siç njihet si “apeli” i tenderëve, por që ky i fundit e ka rrëzuar.

Kujtojmë se hetimet e SPAK tregojnë se Ermal Beqiri, pronar i shoqërisë “Soft & Solution”, ka fituar dhjetëra tendera publikë pranë AKSHI-t, ndërsa Ergys Agasi ka vepruar si hallkë lidhëse mes biznesit dhe zyrtarëve të institucionit, duke siguruar favorizimin e kompanive të caktuara dhe eliminimin e konkurrencës.

Një nga provat kryesore të hetimit është episodi i dyshuar i pengmarrjes dhe dhunimit të biznesmenit Gerond Meçe, i cili kishte nisur ankesa për procedurat e tenderimit të AKSHI-t. Sipas SPAK, Meçe është marrë peng për disa orë nga Agasi dhe Beqiri, në bashkëpunim me zyrtarë të Policisë së Shtetit, dhe është detyruar të tërhiqet nga garat publike.

Megjithatë, paradoksi më i madh qëndron në faktin se si KLGJ, një institucion që duhet të garantojë integritetin e gjyqtarëve dhe një nga institucionet më të larta të drejtësisë, kalon paratë e buxhetit të saj në xhepat e një personi që i fshihet drejtësisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme