Kronika 27 April 2026, 12:20 Nga VNA

Ndryshimi drastik i Ilir Metës pas dy vitesh në burg, shfaqet për herë të parë në publik

Ndaje në Whatsapp

Ndryshimi drastik i Ilir Metës pas dy vitesh në burg, shfaqet për

Pas dy vitesh pas hekurave në pritje të gjykimit, Ilir Meta u shfaq sot për herë të parë në publik në seancën e parë në themel të procesit gjyqësor ndaj tij dhe ish-bashkëshortes, Monika Kryemadhi.

Pamjet nga salla e gjyqit tregojnë një ndryshim të dukshëm të ish-presidentit: shumë më i dobësuar, me flokët e thinjur të rruar thuajse zero – një pamje krejt ndryshe nga ajo që publiku ishte mësuar të shihte më parë.

Seanca shënoi nisjen formale të gjykimit për një nga proceset më të bujshme politike të viteve të fundit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme