Kronika 7 August 2025, 14:09 Nga VNA

Ndihmuan në arrati Flodian Plakun, Gjykata e Vlorës lë në burg tre të dyshuar, lirohet berberi

Ndaje në Whatsapp
Ndihmuan në arrati Flodian Plakun, Gjykata e Vlorës lë në

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e arrestit me burg për tre persona të dyshuar se kanë ndihmuar Flodian Plakun gjatë arratisë së tij, ndërsa një tjetër, një berber nga Shkodra, është lënë në masën e detyrimit për t’u paraqitur.

Në burg janë lënë:

Ligor Doko, pronari i hotelit ku u arrestua Plaku,

Albano Lapshi, i cili dyshohet se i siguronte ushqim të shumëkërkuarit,

Julian Aliaj, i kapur me armë zjarri në momentin e ndalimit.

Ndërkohë, Armando Dano, berberi nga Shkodra, është lënë i lirë me masën e detyrimit për paraqitje pranë autoriteteve.

Flodian Plaku, i njohur edhe me emrat Flodian Mamo dhe me nofkën “Pole Qorri”, u arrestua katër ditë më parë në Orikum, Vlorë, pas një kohe të gjatë në arrati. Ai akuzohet për vrasjen e ish-policit të Burgjeve, Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur në vitin 2024 në fshatin Larushë të Fushë-Krujës.

 

 

 

 

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme