Kronika 15 April 2026, 12:03 Nga VNA

Ndërtuesi flet për “përgjegjësi sociale”, por deklarata e Arlis Ndërtim lë shumë pyetje pa përgjigje

Ndaje në Whatsapp
Ndërtuesi flet për “përgjegjësi sociale”, por

Pas zjarrit që shkrumboi pallatin në zonën e “Farmacia 10” në Tiranë, kompania ndërtuese “Arlis Ndërtim” shpk ka reaguar me një deklaratë të gjatë publike ku shpreh solidaritet me banorët dhe premton se do të rindërtojë me shpenzimet e saj fasadën dhe të gjitha apartamentet e dëmtuara, duke i kthyer në gjendjen fillestare.

Por në thelb të deklaratës bie në sy një formulim i qartë: kompania thekson se “nuk mbart asnjë përgjegjësi ligjore” për ngjarjen.

Në të njëjtën kohë, ajo argumenton se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit, pa shtesa katesh dhe sipas projektit të miratuar, ndërsa punimet janë kontrolluar dhe certifikuar nga organet kompetente. Sipas kompanisë, për fasadën janë lidhur kontrata me kompani të tjera të regjistruara në QKB, të cilat kanë marrë përsipër përgjegjësinë ligjore për punimet dhe materialet e përdorura.

Deklarata përpiqet të japë një mesazh qetësues: gjithçka është bërë sipas ligjit, sipas standardeve dhe sipas procedurave. Madje objekti është kolauduar dhe dorëzuar tek banorët që në vitin 2021.

Por pikërisht këtu lind paradoksi.

Nëse pallati është ndërtuar sipas të gjitha standardeve, nëse është kontrolluar dhe certifikuar nga institucionet dhe nëse përgjegjësitë për fasadën i mbajnë kontraktorë të tjerë, atëherë kush mban realisht përgjegjësi për atë që ndodhi?

Premtimi për rindërtim me shpenzimet e kompanisë paraqitet si një akt solidariteti dhe “përgjegjësie sociale”. Por në thelb, ai nuk i përgjigjet pyetjes kryesore që lind nga një ngjarje e tillë: si është e mundur që një ndërtesë e certifikuar dhe e kontrolluar të përfundojë e shkrumbuar?

Deklarata e “Arlis Ndërtim” duket se ndërton një zinxhir ku përgjegjësia shpërndahet mes projektit, kontraktorëve, materialeve dhe institucioneve që kanë certifikuar objektin. Rezultati është një situatë ku të gjithë përmenden, por askush nuk duket se mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

Në fund, banorëve u premtohet rikthimi i apartamenteve në gjendjen fillestare. Por për opinionin publik mbetet një pyetje shumë më e rëndësishme: a mjafton rindërtimi i mureve për të mbyllur një histori që kërkon përgjigje shumë më të thella?

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme