Kronika 25 August 2025, 16:21 Nga VNA

Ndërtesa pa leje që çoi në pranga Romario Ibraliun, “shoferin” e supozuar së kancelares së SPAK

Ndaje në Whatsapp
Ndërtesa pa leje që çoi në pranga Romario Ibraliun,

Kjo ndërtesë pa leje e Romario Ibraliut, i cili hiqej si shofer i kancelares së SPAK, u bë shkak që ky i fundit të përfundonte në pranga.

Policia njoftoi se i riu “kërcënonte” inspektorët e IMT që të mos procedohej për ndërtim të paligjshëm në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, pasi ishte shofer i kancelares së Spak.

Pas kryerjes së verifikimeve ka rezultuar që ky shtetas nuk ka punuar as nuk punon në SPAK. Pas konstatimit të objektit paleje IMT ka referuar rastin në organet ligjzbatuese për verime të tjera hetimore.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme