Kronika 24 October 2025, 20:40 Nga VNA

Ndërron jetë vajza 6-vjeçare e familjes Azizllari, viktimë e zjarrit tragjik në Maliq

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë vajza 6-vjeçare e familjes Azizllari, viktimë

Një tjetër humbje e rëndë ka tronditur familjen Azizllari nga Maliqi. Ditën e sotme ka ndërruar jetë edhe vajza 6-vjeçare, Nefeli Hazisllari, e cila po trajtohej në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, në Shërbimin e Djegie-Plastikës, pasi kishte pësuar djegie të rënda në trup nga zjarri që përfshiu banesën e familjes së saj.

Ngjarja tragjike ndodhi paraditen e 19 tetorit, në një lagje të qytetit të Maliqit, ku flakët përfshinë banesën e familjes Azizllari. Si pasojë e zjarrit humbën jetën në vend nëna, Merjeme Azizllari (40 vjeç) dhe djali 14-vjeçar, Luka, ndërsa e mitura Nefeli u transportua në gjendje të rëndë drejt Tiranës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 6-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, duke e çuar në tre numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje tragjike që ka tronditur opinionin publik.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e saktë të zjarrit, që dyshohet se ka ardhur nga një defekt elektrik në banesë.

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme